Advanced Search

€ 0 to € 1,500,000

we found 0 results
Your search results

Politikat e Privatësisë

Përdorues të nderuar, Ju njoftojmë se për qëllime që lidhen me ofrimin e shërbimeve nga Dominium Estate dhe me kërkesat dërguar për informacion si dhe kërkesat kontaktuese për prona/pasuri të veçanta (në vijim referuar kolektivisht si “Shërbime”), Dominium Estate, përpunon të dhënat e furnizuara nga ju ose të përftuara në mënyra të ndryshme gjatë kryerjes së Shërbimeve. Titullari i trajtimit është Dominium Estate në cilësinë e kontrolluesit të të dhënave personale. Lista e atyre që janë përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale dhe marrësve të tretë është në dispozicion në zyrat e Dominium Estate. Ne do të mbledhim informacion identifikues personal nga përdoruesit vetëm nëse ata vullnetarisht do ti paraqesin ato.

Përpunimi i të dhënave realizohet duke përdorur procedurat e duhura për të mbrojtur konfidencialitetin dhe përbëhet nga mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përpunimi, ndryshimi, përzgjedhja, nxjerrja, krahasimi, përdorimi, bllokimi, komunikimi, shpërndarja, asgjësimi dhe shkatërrimi e tyre, përfshirë kombinimi i dy ose më shumë prej veprimtarive të sipërpërmendur, me modalitetet mëposhtme: a) Përpunimi i të dhënave për qëllime të lidhura, instrumentale dhe të nevojshme për ofrimin e Shërbimeve do të realizohet kryesisht duke përdorur modalitete të automatizuara dhe të kompjuterizuara, duke respektuar rregullat e konfidencialitetit dhe të sigurisë të kërkuara nga ligji dhe vetëm herë pas here, nga ana e punonjësve të Dominium Estate, në funksione të përfshira nga koha në kohë, të tillë si oficerët e kujdesit të konsumatorëve, të punësuarit, marrëdhëniet me reklamuesit e shitjes ose ata që janë përgjegjës për mirëmbajtjen e teknologjisë së informacionit (IT zona), të cilët kryejnë detyrat e tyre nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë Dominium Estate. Përveç kësaj, për shërbimin për të përmbushur kërkesat dhe informacionet për shtëpi banimi dhe informatacionet kontaktuese për prona/pasuri të veçanta, të dhënat do të komunikohen për agjentët e pasurive, ndërtuesit dhe / ose reklamuesit private. Në çdo rast, natyra e Shërbimeve kërkon komunikim nga ana e përdoruesit me Dominium Estate dhe përpunimin më pas të të dhënave dhe informacioneve mbi udhëzimet dhe preferencat e përdoruesit rreth, llojit, lokacionit dhe karakteristikave të pronës: të dhëna dhe informacione të tilla dhe përpunimi i tyre janë të domosdoshme për të përmbushur kërkesat e përdoruesit. b) Mbi pëlqimin e shprehur dhe specifik të perdoruesit, Dominium Estate mund të përpunojë gjithashtu të dhëna për të dërguar informacione, materiale dhe oferta komerciale, edhe të kompanive me të cilat kohë pas kohe Dominium Estate zhvillon marrëveshje komerciale partneriteti dhe / ose iniciativa, fushata dhe projekte të përbashkëta, të tilla si, por pa u kufizuar në, bankat, institucionet financiare, ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit, kompanitë e pasurive të patundshme, ofruesit e shërbimeve për shtëpitë. Pëlqimi për përpunimin e dhëna personale nga përdoruesi është i detyrueshëm për përpunimin e përmendur në paragrafin a) dhe fakultativ për përpunimin sipas paragrafit b) të sipërshkuar. Prandaj, në rast të refuzimit të pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale të referuara në paragrafin a), Dominium Estate nuk do të mundë të ofrojë shërbime, dhe, në rast të mungesës së pëlqimit per përpunimin e të dhënave personale të referuara në pikën b), përpunimin do të jetë i kufizuar në aktivitetet e përmendura në pikë a), dmth përmbushjen integrale e detyrimeve që dalin nga ofrimi i Shërbimeve, si dhe përmbushjen e detyrimeve të kërkuara nga ligjet, rregulloret dhe legjislacionin.

Ju informojmë gjithashtu, që, në pajtim me LIGJ Nr.9887, datë 10.3.2008 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, përdoruesi ka të drejtën të kundërshtojë, në tërësi ose pjesërisht, përpunimin, për arsye legjitime dhe sidoqoftë në raste të dërgimit të materialeve reklamuese ose shitjve direkte ose kryerjes së hulumtimit të tregut apo komunikimeve komerciale, dhe mund, në mënyrën dhe në përputhje me legjislacionin ekzistues, të kërkojë konfirmimin e ekzistencës së të dhënave personale në lidhje me të, dhe të mësojnë origjinën, të marrë komunikim, të marrë informacion në lidhje me logjikën, modalitetet dhe qëllimet e përpunimit, të kërkojë përditësimin, korrigjim, integrimin, të kërkojë anulimin, transformimin në formë anonime ose bllokimin e të dhënave, duke përfshirë edhe ato të panevojshme më për qëllimet për të cilat ato janë mbledhur dhe më në përgjithësi, të ushtrojë të gjitha të drejtat që janë të njohura nga dispozitat e ligjit të mësipërm.

Informatat identifikuese jo-personale

Ne mund të mbledhim informacione identifikues jo-personale për përdoruesit sa herë që ata ndërveprojnë me faqen tonë. Informatat identifikuese jo-personale mund të përfshijnë emrin, adresën e emailit, llojin e kompjuterit dhe informacione teknike rreth lidhjes në faqen tonë, të tilla si sistemi operativ dhe ofruesit e shërbimeve të internetit dhe informacione të tjera të ngjashme.

Ndryshimet në këtë politikë privatësie

Dominium Estate ka të drejtat për të rinovuar këtë privacy policy në çdo kohë. Përdoruesit duhet shpesh here të kontrollojnë këtë faqe për ndonjë ndryshim rreth asaj. Ju pranoni dhe bini dakord se kjo është përgjegjësia juaj për të shqyrtuar këtë privacy policy në mënyrë periodike.

Pranimi juaj i këtyre termave

Duke përdorur Dominium Estate, ju pranoni dhe politikat e privatësisë. Nëse ju nuk pranoni këtë politikë, ju lutem mos përdorni faqen tonë.

Termat dhe Kushtet

Këto terma dhe kushtet e përdorimit të Faqes Dominium Estate, së bashku me politikën e privatësisë dhe shënimet e tjera dhe kushtet e postuara në Faqe, rregullojnë aksesin dhe përdorimin e Faqes nga përdoruesit dhe përbëjnë një marrëveshje detyruese ndërmjet përdoruesit dhe Dominium Estate. Aksesi në faqen e internetit nënkupton miratimin tuaj për Kushtet e Përdorimit, Politikën e Privatësisë dhe shënime të tjera dhe kushtet postuar në faqe. E drejta e autorit Përmbajtja e faqes së internetit ( imazhet, grafika, markat, teksti, emrat e agjentëve etj) janë në pronësi e Dominium Estate ose të palëve të treta/partnerëve dhe mbrohen nga ligjet përkatëse, Europiane dhe ato ndërkombëtare si dhe traktatet mbi pronën e Ëeb Faqeve Online. Çdo kopjim, shpërndarje, transferim, procesim, krijim i punëve sekondare apo që keqinformon publikun lidhur me ofruesin e faqes së internetit është e ndaluar pa miratimin me shkrim të Dominium Estate. Dominium Estate bën çdo përpjekje për të siguar që përmbajtja dhe informacioni i shfaqur në faqen e internetit të jenë sa më të sakta të jetë e mundur, por nuk mban përgjegjësi për tërësinë e tyre dhe për përditësimin. Më tej nuk garanton që ofrimi i faqes së internetit do të jetë i pandërprerë apo pa asnjë gabim. Në asnjë rast Dominium Estate nuk mund të jetë përgjegjëse për ndonjë kërkesë civile apo të natyrës kriminale ose dëmtimi ( pozitiv apo negativ) për vizitorët e faqes së internetit apo palëve të treta për shkak të ndonjë arsyeje lidhur me operimin apo përdorimin e faqes aktuale.

 

Për këtë arsye, Përdoruesi është i lutur të lexojë me kujdes këto dokumente para se të hyjë në Faqe dhe të shfletojë përmbajtjen. Përveç kësaj, kur përdoruesi përdor shërbime specifike të Dominium Estate mund të zbatohen, përveç këtye Kushteve te Përdorimit, edhe kushtet e veçanta në fuqi për shërbime specifike. Dominium Estate rezervon të drejtën për të modifikuar dhe / ose përditësuar të gjitha ose një pjesë të Kushteve të Përdorimit dhe / ose kushteve të tjera që rregullojnë aksesin tuaj në faqen e internetit në çdo kohë nga postimi I termave dhe kushteve të reja. Përdorimi i Faqes në vijim nga ju do të përbëjë pranimin tuaj të kushteve në Faqen e ndryshuar dhe të përditësuar. Nëse ju nuk pajtoheni me ndonjë nga termat dhe kushtet e Faqes, e vetmja zgjidhje është që menjëherë të ndërprsni përdorimin e Faqes. Përdoruesi do të jetë përgjegjësi i vetëm për përdorimin e Faqes. Dominium Estate është përgjegjës vetëm për ruajtjen e faqes, por nuk jep asnjë garanci për saktësinë, sinqeritetin, ligjshmërine, cilësinë ose besueshmërinë e informacionit të përfshirë në Faqe dhe rezultateve të marra nëpërmjet aksesit ose përdorimit të Faqes. Pavarësisht nga sa më sipër, Përdoruesi merr të gjitha përgjegjësitë për çdo dëm që mund t’i vijë atij në sistemin e tij kompjuterik për shkak të aksesit të tij dhe përdorimin e Faqes. Dominium Estate, administratorët e saj, zyrtarët dhe agjentët, janë të shkarkuar nga çdo përgjegjësi për ndonjë humbje ose dëmtim, direkt ose indirekt, të shkaktuara ndaj cdo destinatari i cili me mirëbesim është mbështetur në Faqe, çfarëdo qoftë përmbajtja e saj.

Përkufizime

Kushtet e përdorimit: do të thotë këto Kushtet e Përgjithshme të Përdorimin të Faqes Marrëveshja/Kontrata: do të thotë këto Kushtet e Përdorimit, Politika e Privatësisë dhe ndonjë shënim tjetër të njohur ose kusht i postuar në Faqe, ose element i përmendur nga Kushtet e Përdorimit dhe çdo ndryshim i mëvonshëm dhe/ose përditësim.

Kontribute/ Informacione: do të thotë informacione duke përfshirë të dhëna, tekste, video, fotografi, imazhe, materiale audio dhe matariale të tjera që Dominium Estate ju ka lejuar përdoruesve për të futur, ndarë me të tjerët, publikuar, ruajtur apo ngarkuar në Faqe. Kontributet nga përdoruesit e tjerë: do të thotë informacione duke përfshirë të dhëna, tekste, video, fotografi, imazhe, materiale audio ose materiale të tjera, që Dominium Estate ju ka dhënë përdoruesve të tjerë të vecantë të drejtën për të futur, ndarë, publikuar, ruajtur apo ngarkuar në Faqe.                                                                                                          Faqe: nënkupton Dominium Estate, faqe e internetit dhe të gjitha nën-domainet që përmbajnë shtrirjen e internetit në adresën e Dominium Estate.

Përdorues: do të thotë si përdoruesi që ka hyrë në Faqe si dhe përdoruesi që bën njoftime publike ose reklama në këtë Faqe ose përdor shërbimet online të Dominium Estate

Kufizimet për përdorimin e faqes.

Në aksesin ose përdorimin e Faqes, Përdoruesi detyrohet të mos: 1. përdorë pajisje automatike, software apo sisteme të tjera për të dëmtuar Faqen, kataloguar Faqen apo çfarëdo të dhëne të përmbajtura në të; 2. përdorë pajisje automatike, softëare apo sisteme të tjera të dizajnuara për të ndërhyrë ose për të tentuar të ndërhyjë në funksionet dhe shërbimet e Faqes; 3. kryejë asnjë veprim që rezulton në një mbingarkesë të dhënash, ose transferim të sasive të mëdhaja të dhënash brenda sistemit Dominium Estate, të konsideruara nga kjo e fundit, në diskrecionin e saj ekskluziv, në kundërshtim me një përdorim të arsyeshëm dhe të drejtë të Faqes dhe qëllimeve të saj; 4. përdorë përmbajtjen e Faqes ose të mos kryejë aktivitete të Faqes, edhe me qëllimin që të krijojë apo të përpilojë baza të dhënash ose përmbledhje të tjera të informacionit apo të kryejë çfarëdo lloj aktiviteti që konkurron me Dominium Estate ; 5. ngarkojë, transmetojë, dërgojë materiale reklamuese, mesazhe apo informacion komercial spam, ftesa për tenderim apo konkurse, e-mail junk, anketime, apo forma të tjera joshjeje të panevojshme; 6. ngarkojë, publikojë ose shpërndajë në mënyra të ndryshme çfarëdo materiali te paligjshëm, vulgar, të pahijshëm, shpifës, pornografik, fyes, të papajtueshëm me moralin dhe zakonet e mira dhe me rendin publik ose që në një formë shkel të drejtat e të tjerëve, apo mesazhe që nxisin urrejtje dhe diskriminim të çfarëdo lloji ose që kanë përmbajtje fetare; 7. përdorë Faqen ose ndonjë përmbajtje të Faqes në çfarëdo lloj mënyrë që mund të konsiderohet, në diskrecion të plotë të Dominium Estate, e paarsyeshme dhe / ose në kundërshtim me qëllimet për të cilat ajo ka qenë vënë në dispozicion; 8. shkelë të drejtat e çdo personi, duke përfshirë të drejtën e autorit, sekretin tregtar, të drejtën për privatësi, ose çfarëdo lloj të drejte pronësie intelektuale ose të drejtë tjetër të konfidencialitetit; 9. shtrembërojë identitetin e tij ose të kryejë akte që synojnë marrjen e parave, fjalëkalimeve apo të dhënave personale; 10. shkelë Marrëveshjen ose kushte të tjera të Dominium Estate; 11. shkelë ndonjë dispozitë të ligjit në fuqi; 12. publikojë, shesë, tregtojë, ose shfrytëzojë Faqen dhe / ose përmbajtjen e saj në çfarëdo mënyrë, nëse nuk ka qenë i autorizuar shprehimisht nga Dominium Estate; 13. ngarkojë ose përpiqet të ngarkojë viruse, kode kompjuterike, fotografi apo elemente të tjera që mund të shkaktojnë dëme në Faqe, softëare, hardëare dhe objekte të tjera të telekomunikacionit të palëve të treta. Dominium Estate rezervon të drejtën për t’u angazhuar në ndonjë veprim që konsiderohet i përshtatshëm, në mënyrë për të parandaluar ndonjë përdorim ose hyrje të paautorizuar në Faqe, duke përfshirë, pa kufizim, krijimin e pengesave teknologjike, komunikimin e sjelljes së përdoruesit te autoritetet kompetente ose bllokimin e aksesit në Faqe, pa paralajmërim, nëse dispozitat e mësipërme janë shkelur.

Pronësia intelektuale

Përmbajtja e postuar në Faqe ose e aksesueshme nëpërmjet Faqes është e mbrojtur nga kuadri ligjor i pronësisë intelektuale: ligji për të drejtën e autorit dhe pronësisë industriale. Dominium Estate është titullare e Faqes, elementeve ose informacioneve të përmbajtura në tekste, dokumente, fotografi, vizatime, grafike, software, logo, marka tregtare, emra tregtarë apo shenja të tjera, të mbrojtura nga të drejtat e pronës intelektuale apo industriale. Përveç me pëlqimin paraprak me shkrim të Dominium Estate, Përdoruesi nuk mund të riprodhojë, modifikojë, dekodifikojë, shpërndajë, kopjojë ose shpalosë informacionet apo elementet e parashikuara më sipër. Linqet dhe reklamat e të tretëve. Faqja mund të përmbajnë reklama, hyperlinke dhe referenca të faqeve të palëve të treta. Këto faqe të palëve të treta nuk janë në pronësi të Dominium Estate dhe nuk janë nën kontrollin dhe përgjegjësinë e Dominium Estate. Në momentin kur përdoruesi lidhet dhe navigon në këto faqe, nënkuptohet se ai është duke u larguar nga Faqja nën përgjegjësinë tij duke marrë përsipër rrezikun. Reklamat që shfaqen në Faqe nuk nënkuptojne miratimin apo rekomandimin e tyre nga Dominium Estate.

Garancitë e përdoruesit.

Përdoruesi deklaron dhe garanton që: 1. informacioni i dhënë prej tij në regjistrim është i vërtetë dhe i saktë; 2. nëse ndonjë nga informacionet e mësipërme duhet të modifikohet, përdoruesi menjëherë do të njoftojë me shkrim Dominium Estate; 3. përdorimi i Faqes nga ai gjithmonë do të jenë në përputhje me dispozitat e kontratës dhe me çdo udhëzim të lëshuar nga koha në kohë në Faqe; 4. do të mbajë në çdo kohë dhe në mënyrë të sigurtë dhe konfidenciale një fjalëkalim dhe nje emër përdorues, përmes të cilave te aksesohet Faqja; 5. do të jetë përgjegjës për cdo përdorim të paligjshëm të emrit e përdoruesit dhe fjalë-kalimit të tij dhe atë të të tjerëve, dhe 6. nuk do të japë informacione që: 1) shkelin të drejtat e pronësise intelektuale të çdo pale të tretë, dhe për më tepër përdoruesi pranon të paguajë të gjitha honoraret, tarifat apo shumat të tjera në lidhje me çdo kontribut të vendosur në Faqe; 2) janë mashtruese apo të rreme; 3) janë në thelb të pasakta; 4) mund të përbëjnë vepr penale; 5) direkt ose indirekt implikojnë reklamim apo marketing të ndonjë produkti apo shërbimi; 6) janë të turpshme, përfshijnë materialet pornografike, raciste dhe fyese për moralin; 7) janë shpifëse; 8) janë ne cdo formë tjetër të paligjshme ose inkurajojnë sjelljen e paligjshme; 9) janë në cdo formë tjetër të papranueshëm për qëllimet e Faqes.

Kufizimi i përgjegjësisë

Në masën e lejuar nga dispozitat e aplikueshme të ligjit, NË ASNJË RAST Dominium Estate NUK DO TE JETË PËRGJEGJËSE NË RAPORT ME PËRDORUESIT ose ME ndonjë PALE TË TRETË PËR NDONJË DËM direkt, indirekt, KONSEKUENT TË ARDHUR NDAJ TYRE, TË NJË NATYRE EKONOMIKE POR JO VETËM, SI PËR SHEMBULL: fitimet e humbura, NDËRPRERJA E BIZNESIT, humbjen e fitimeve, humbja e reputacionit, HUMBJA E TË DHËNAVE, humbje të pasurisë dhe shpenzimet e fitimeve, RRJEDH APO LIDHET me aksesin apo përdorimin e FAQES DHE / OSE SHKELJEN E KONTRATËS APO TË NDONJË dispozitë tjetër e ligjit. Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni, aksesi dhe përdorimi nga ju i Faqes janë të bazuara në legjislacionin shqiptar.

Compare Listings